Merr flakë banesa, ndërron jetë 50-vjeçari

Policia e Tiranës ka njoftuar se ditën e sotme ka humbur jetën një 50-vjeçar pasi banesa e tij ka marrë flakë.

Sipas uniformave blu ai ka ndërruar jetë nga asfiksia.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.12.2020, rreth orës 09:22, në rrugën “Njazi Meka”, ka rënë zjarr në një banesë, ku si pasojë e asfiksimit ka humbur jetën shtetasi P.C., rreth moshës 50 vjeç.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat