Basha nuk pret dot, kërkon të bëhet kryeministër sa më parë: Mjaft më, le t’ia fikim dritat regjimit dhe të sjellim energji të reja

“Le të sjellim së bashku ndryshimin dhe t’i japim dritë të ardhmes”.

Ky është mesazhi që ka ndarë me qytetarët kryedemokrati Lulzim Basha mëngjesin e sotëm.

Basha ka publikuar një video, në të cilën thuhet se çmimet e energjisë në Shqipëri janë më të lartat në Ballkan dhe megjithëse premtoi se do i ulte ato, kryeministri Rama dështoi.

“Rritja e çmimeve të energjisë i ka varfëruar edhe më shumë shqiptarët. Mjaft më”, shkruan kreu i PD.

“Le t’ia fikim dritat regjimit të tij dhe të sjellim një energji të re për vendin tonë”, thuhet më tej në video.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat