Mutacioni i Covid, Ogerta Manastirliu njofton vendimin ekstrem

Shqipëria ndjek rrugën e vendeve europiane dhe pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe, ndërkohë që do të ketë rregulla të reja për ata që vijnë nga Britania e Madhe.

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë komunikimit të sotëm të komitetit të ekspertëvre.

“Variani i ri më i transmetueshëm se virusi i mëparshëm. Çon në rritje të gjasave për përhapje më të shpejtë sidomos në këtë kohë të vitit.
Sa më sipër kemi vendosur pezullimimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe nga e marta deri më 6 janar.
14 ditë karantinë për qytetarët që vijnë nga Britania e Madhe. Vendosja e izolimit të detyrueshëm vjen si një masë paraprale për të shmangur këtë infeksion të ri. Pas analizës së situatës nga komiteti i ekspertëve dhe nga të dhënat, nga vlerësimi i kryer mbi baza dinamike në dy javët e fundit, rezulton një incidencë 359 raste për 100 mijë banorë”, deklaroi ministrja Manastirliu.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat